Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Futbollisti kosovar në formë të jashtëzakonshme, shënon kundër Liverpoolit

NULL NULL
11.02.2025 14:54

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Eliot Bujupi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme.

Ai e shënoi golin e parë të Stuttgartit U-19 ndaj Liverpoolit U-19 në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Kampionëve për të rinj.

Bujupi, realizoi në minutën e tetë për ta kaluar ekipin gjerman në epërsi.

Rezultati i ndeshjes aktualisht është 2:2.

Për 18-vjeçarin, ky ishte goli i pestë në gjashtë ndeshje në këtë garë, ndërsa ka shfaqur formë të jashtëzakonshme edhe në kampionatin gjerman për moshat U-19.

Golin e dytë për Stuttgartin e shënoi Efe Korkut, kurse për “The Reds” golat i shënuan, Kieran Morrison dhe Kone-Doherty.

Kjo ndeshje është e vlefshme për të 16-ën e finales së UEFA Youth League, ndërsa është duke u zhvilluar në GAZi-Stadion auf der Waldau të Stuttgartit.

lajme të ngjashme