Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Futbollisti i Koresë së Jugut dënohet me një vit burgim, filmoi veten duke bërë seks me një grua

NULL NULL
15.02.2025 12:50

Reprezentuesi i Koresë së Jugut, Hwang Ui-jo, është dënuar me një vit burgim me kusht pasi filmoi veten duke bërë seks me një grua.

Ish-sulmuesi 32-vjeçar i Nottingham Forest ishte akuzuar se kishte filmuar fshehurazi veten duke bërë seks me dy gra, të cilat dyshohet se nuk e dinin se po regjistroheshin. Pretendohet se kjo ka ndodhur katër herë nga qershori deri në shtator 2022.

Ai u dënua për akuzat në lidhje me një grua nga Gjykata Qendrore e Qarkut të Seulit, por u lirua nga akuzat në lidhje me tjetrën, raporton agjencia e lajmeve Yonhap . Dënimi i tij është pezulluar për dy vjet.

Hwang kishte bërë 62 paraqitje ndërkombëtare për Korenë e Jugut dhe përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës 2022, transmeton Klankosova.tv 

lajme të ngjashme