Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fustanet e Teuta Matoshit në vëmendjen e mediave botërore (FOTO)

NULL NULL
26.04.2019 19:13

Faqja e famshme botërore, Bright Side, i ka kushtuar një artikull dizajneres kosovare, Teuta Matoshi, duke e lavdëruar për punën që bën.

“Dizajnerja bën fustane aq të bukura sa secila grua do ta shiste shpirtin e saj për njërin prej tyre”, është titulli që kjo webfaqe me miliona lexues i ka lënë artikullit në fjalë.

Mes tjerash aty thuhet: “Dizajnerja e modës nga Kosova, Teuta Matoshi, ka bërë një rrugë të gjatë që kur e kishte një dyqan të vogël në vendin e saj, në Prishtinë, e që sot e udhëheqë një butik ekskluziv në New York”.

“Ajo arriti ta niste një markë të suksesshme të modës teksa ka edhe një orar të ngjeshur me tre fëmijët e saj.  Krijimet që ajo bën janë përrallore dhe nuk është çudi pse të famshmit zgjedhin t’i veshin ato nëpër tapetet e kuqe”.

“Ju paralajmërojmë, do të mbeteni pa frymë”, shkruan Bright Side.

lajme të ngjashme