Fushë-Kosovë: Zgjohet nga gjumi, e vëren vajzën shtatëmuajshe pa shenja jete NULL NULL 27.07.2024 08:35 27.07.2024 08:35 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Një grua në Fushë Kosovë, ka raportuar në polici se kur është zgjuar nga gjumi e ka vërejtur vajzën e saj shtatëmuajshe pa shenje jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti i cili u raportua të premten është nën hetime, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë, përcjell Klankosova.tv.