Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fushë-Kosovë, arrestohet një i dyshuar për dhunim

NULL NULL
22.05.2023 09:30
arrestohet
arrestohet

Të dielën është arrestuar një person në Fushë-Kosovë, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “dhunim”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, njofton Klan Kosova.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima femër kosovare së bashku nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’”.

“Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

lajme të ngjashme