Fushë-Arrëzi shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak reshjet e dendura të borës (VIDEO) NULL NULL 20.01.2024 14:55 20.01.2024 14:55 Fushë-Arrëzi shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak reshjet e dendura të borës. Foto: Printscreen Bashkia e Fushë-Arrëzit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të borës. Kryetari i bashkisë, Hil Curri, njofton se ekipi i emergjencave po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. “Bashkia Fushë-Arrëz do të bëj të pamundurën për t’ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punën me Emergjencat Civile Kombëtare për të përballuar situatën”, tha ai në një postim në rrjetet sociale. Ditën e sotme moti në zonat juglindore dhe veri të Shqipërisë është përkeqësuar ku janë shtuar reshjet e dëborës, shkruan KlanTv. Autoritetet kanë apeluar që shoferët të bëjnë kujdes të shtuar në rrugë, ndërsa qytetarët të evitojnë daljet e panevojshme.