Fushata zgjedhore: Aktivitetet e partive politike NULL NULL 03.02.2025 07:02 03.02.2025 07:02 Foto ilustruese, fushata zgjedhore Teksa po i afrohemi zgjedhjeve të 9 shkurtit, partitë politike po vazhdojnë me oraret e ngjeshura përgjatë fushatës zgjedhore. Sot, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ditën e nis me tubim elektoral në Lipjan, duke vazhduar me takime me banorët e tre fshatrave të Shtimes, në Vojnoc, Muzeqinë dhe Rashnicë. Abdixhiku do të takohet edhe me banorët e Komogllavës së Ferizajt, transmeton Klankosova.tv. E kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot mban tubim me përfaqësues të sektorit të arsimit. Sakaq koalicioni për “Kosovën Fituese” mban tubime në Drenas e Prizren. AAK me partnerët e koalicionit do të mbajë edhe tubimet të tjera në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale. Nga ana tjetër, Koalicioni për Familje do të mbajë tubim në Podujevë.