Fushata në Shqipëri: 123 kallëzime për krimet zgjedhore (VIDEO) NULL NULL 08.05.2025 15:35 08.05.2025 15:35 123 kallëzime janë administruara nga SPAK në lidhje me krimet zgjedhore në Shqipëri. Sipas Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, 35 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale). 22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal. 16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore. 10 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para). 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi. Ndërkohë, 35 Procedime penale të regjistruara, konkretisht: 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit. 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. 2 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. 2 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike. Vepra penale për 35 procedime, konkretisht: 29 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje). 4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje). 1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike). 1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës).