Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fury zbulon kush e ka goditjen më të fortë mes Wilder dhe Ngannous

NULL NULL
19.03.2024 23:34
Tyson Fury

Boksieri Tyson Fury ka zbuluar se kush e ka grushtin më të fortë në mes Deontay Wilder dhe Francis Ngannous.

Fury është duke u përgatitur për luftën e 18 majit kundër Oleksandr Usyk. Lufta që fillimisht ishte planifikuar për vitin e kaluar, më pas u zhvendos në shkurt dhe një dëmtim nga Fury e shtyu atë edhe më tej.

Fury në një intervistë me DAZN, është pyetur për kush ka goditjen më të fortë midis Wilder dhe Ngannou, transmeton Klankosova.tv.

“Deontay, shumë larg. Ngannou e ka grushtin e fortë, por unë nuk isha i shqetësuar nga asnjë nga grushtet e tij. Nuk ishte sikur dinamit dhe sa herë që më godiste unë tundesha. Vetëm një goditje në pjesën e pasme të kokës dhe kaq. Wilder ka ende goditjen më të fortë me të cilin kam qenë ndonjëherë në ring për një milje”, u shpreh Fury.

lajme të ngjashme