Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fury nis stërvitjet për meçin e shekullit (VIDEO)

NULL NULL
20.03.2024 09:15

Boksieri nga Britania e Madhe, Tyson Fury, i ka filluar stërvitjet për meçin që po cilësohet si i shekullit, që do të zhvillohet më 18 maj ndaj Oleksandr Usyk.

Fury tashmë është duke u përgatitur intensivisht për këtë “luftë” që pritet të jetë jashtëzakonisht interesante.

Meçi mes britanikut dhe boksierit nga Ukraina zhvillohet në Kingdom Arena në Riyadh të Arabisë Saudite.

Britaniku nuk ka asnjë humbje gjatë karrierës së tij, në 34 meçe ai i ka fituar të gjitha, 24 me nokaut.

Statistika pothuajse të njëjta ka edhe Usyk, që ka zhvilluar 21 meçe profesionale dhe ka 21 fitore, 14 me nokaut dhe mban titullin e botës në peshat e rënda.

lajme të ngjashme