Fury: Lufta me Usykyn duhet të ndodhë gjatë këtij viti NULL NULL 15.05.2023 18:45 15.05.2023 18:45 Boksieri Tyson Fury ka thënë se lufta me kampionin aktual Oleksander Usyk duhet të ndodhë gjatë këtij viti. Fury madje u shpreh i bindur se do ta mposht ukrainasin, shkruan Talksport, transmeton Klankosova.tv. “Lufta duhet të ndodhë, duhet të ndodhë këtë vit. Unë mendoj se është një punë e lehtë, punë e drejtpërdrejtë”. “Unë do ta godas atë, ai do të bie në dysheme, pastaj do të dal dhe do të dehem në qendër të qytetit”, u shpreh ai. Kujtojmë, një lufë mes tyre është paralajmëruar që një kohë të gjatë, por që palët s’kishin arritur të merreshin vesh. /Klankosova.tv.