Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Furia e Kuqe” shuan këngën e “Gjelave”, Spanja në finale pas nëntë golave

NULL NULL
05.06.2025 23:00
Williams dhe Yamal duke festuar golin ndaj Francës. Foto: AP

Spanja ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve pas një përballjeje me plot tetë gola ndaj Francës.

Williams e hapi serinë e golave në minutën e 22-të për “Furinë e Kuqe”, ku vetëm tre minuta më vonë, Merino e dyfishoi rezultatin.

Spanjollët shënuan edhe një herë në minutën e 44-të, por që goli i Huijsen u anulua për pozitë jashtë loje.

Më të nisur pjesa e dytë, Yamal e nxori një penallti të cilën e konkretizoi vet në gol në minutën e 54-të, kurse tre minuta më vonë, Pedri shënoi për 4-0.

‘Sefte’ për Francën ia bëri Mbappe në minutën e 59-të, por që Yamal shënoi golin e dytë në takim.

Ndeshja u nxeh krejt në fund pasi Franca shënoi edhe tri herë të tjera, fillimisht me Cherkin në minutën e 79-të, kurse pesë minuta më vonë Vivian realizoi në portën e tij.

Dy minuta para fundit të takimit, Kolo Muani ngriti shpresat për francezët, por që “Gjelat” nuk arritën të bënin më tepër.

Në finale, Spanja do të përballet me Portugalinë, e cila mbrëmë e eliminoi Gjermaninë.

 

lajme të ngjashme