Fuqia shëruese e detit NULL NULL 11.05.2015 10:50 11.05.2015 10:50 Qëndrimi në natyrë paraqet ikjen më të mirë nga stresi, ankthi dhe lodhja. Deti ka fuqi shëruese. Kombinimi i ujit, ajrit të freskët, lëvizjes, pushimit dhe mjedisit të përshtatshëm me të vërtetë shëron. Tingujt e valëve. – Shkencëtarët kanë dëshmuar që tingujt e valëve qetësojnë dhe rivitalizojnë mendjen edhe trupin. Është e shkëlqyeshme që tingujt e valëve t’i dëgjoni pavarësisht asaj nëse laheni apo jo. Gjatë ditëve me erë mos u mbyllni në shtëpi, por uluni në breg dhe trajtojeni veten me tretman relaksimi. Ajri i freskët i detit. – A jeni pyetur ndonjëherë pse flini më qetë pas ditës së kaluar në plazh? Kjo është për shkak të ajrit të detit. Ajri i detit është i mbushur me grimca të cilat përshpejtojnë absorbimin e oksigjenit dhe neutralizojnë dëmin e krijuar me praninë radikaleve të lira. Shkencëtarët kanë dëshmuar që ajri i detit kthen nivelin e serotoninës në ekuilibër, ndërsa ai ka meritë për disponimin e mirë. Për këtë arsye ndjeni rritjen e koncentrimit, ndërsa njëkohësisht edhe reduktimin e stresit. Dielli ka efekt aq të madh dehës dhe relaksues sepse nxit lirimin e endorfinës, e cila rrit pragun e dhimbjes dhe ndikon pozitivisht në emocionet tuaja. Dielli është burimi kryesor i vitaminës D, e cila luan rol të rëndësishëm në forcimin e eshtrave dhe imunitetit. Mungesa e vitaminës D është e lidhur me rrezikun e rritur nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme autoimune. Uji i detit. – Uji i detit përmban rreth 3.5 për qind kripë dhe 83 elemente të sistemit periodik të elementeve. Madje 99 për qind e kripës minerale përbëhet nga 5 elemente bazike: • Klori – 55 për qind • Natriumi – 30.6 për qind • Squfuri – 7.7 për qind • Magnezi – 3.7 për qind • Kalciumi – 1.1 për qind • Kaliumi – 1.1 për qind • Të tjerat – 0.8 për qind Përparësitë e ujit të detit janë të njohura me shekuj për njeriun. Uji i detit përmban një numër të madh të mineraleve, të cilat i nevojitet trupit për detoksikim. Përshpejton shërimin e plagëve, lehtëson infeksionet dhe simptomat e artritit dhe psoriazës. Rëra e detit. – Rëra është tërësisht si piling natyral për lëkurë. Ndihmon në largimin e shpejtë të qelizave të vdekura të lëkurës dhe përshpejton regjenerimin natyral të lëkurës. Është e shkëlqyeshme të ushtrohet në rërë sepse ngarkesa shtesë nënkupton ngarkesë shtesë në muskujt, për çka rezultatet do jenë edhe më të mira.