Funerali i Carter, bën bashkë Obamën dhe Trumpin NULL NULL 09.01.2025 18:14 09.01.2025 18:14 Obama dhe Trump - ABC News Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump shtrëngoi duart me ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe foli gjerësisht me ish-presidentin, Barack Obama gjatë funeralit shtetëror të presidentit të ndjerë Jimmy Carter të enjten. Të pesë presidentët e gjallë të SHBA-së morën pjesë në shërbimin e Carterit në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit. Carter, presidenti i 39-të i vendit, vdiq në fund të dhjetorit në moshën 100-vjeçare. /abcnews