Fundjavë me mot pranveror NULL NULL 13.03.2026 17:01 13.03.2026 17:01 Foto; AP Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës pritet mot kryesisht stabil, me temperatura pranverore. Të shtunën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metra në sekondë. Ndërkaq, të dielën pritet mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të mbeten në intervalin 15 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare. /Klankosova.tv