Fundjava e fundit e shkurtit sjell super duele nga Bundesliga NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 28.02.2021 11:00 nga Engjëll Bërbatovci 28.02.2021 11:00 E diela e fundit në muajin shkurt do mbyllet me tre ndeshje interesante nga Bundesliga gjermane në Art Motion. 13:30 UNION BERLIN – HOFFENHEIM ART SPORT 3 E diela sportive në platformën Art Motion fillon me ndeshjen nga Bundesliga gjermane. Me fillim prej orës 13:30, skuadra në formë e Berlinit, Unioni përballë vetes do ketë Hoffenheimin që kanë konsoliduar mesin e tabelës. Për momentin, Unioni rënditet në vendin e 7 me 33 pikë të grumbulluara ndërsa Hoffenheim është 4 vende më poshtë me 26 pikë në total. Në 3 ndeshje mes tyre, 1 fitore ka arritur Unioni ndërsa Hoffenheimi ka dy fitore. Union Berlin, 11-shja e mundshme titullare: Luthe; Friedrich, Knoche, Hubner; Trimmel, Promel, Andrich, Ingvartsen, Giesselmann; Awoniyi, Pohjanpalo. Freiburg, 11-shja e mundshme titullare: Muller, Schmid, Lienhart, Heintz, Gunter, Sallai, Santamaria, Hofler, Grifo, Holer, Petersen. 15:30 MAINZ – AUGSBURG ART SPORT 2 Ndeshja e dytë e ditës do zë vend në Opel Arena me nikoqirët që janë në kërkim të një tjetër rezultati pozitiv. Bëhet fjalë për Mainzin që në drejtim të trajnerit Bo Svensonit kanë filluar rimëkëmbjen për mbetje në elitë. E në dielën e fundit të muajit do përballen me Augsburgun që kanë 4 ndeshje të fundit pa fitore. Në 24 ndeshje mes vete, Mainz ka arritur 9 fitore kundrejt Arminias që ka 10 sosh. Poashtu, 5 ndeshje mes tyre janë ndarë në barazim. Mainz, 11-shja e mundshme titullare: Zentner, Juste, Niakhate, Kilian, Brosinski, Latza, Kunde, Oztunali, Kohr, da Costa, Szalai. Augsburg, 11-shja e mundshme titullare: Gikieëicz, Framberger, Gouëeleeuë, Uduokhai, Borduchi, Caligiuri, Strobl, Gruezo, Vargas, Gregoritsch, Hahn. 18:30 LEVERKUSEN – FREIBURG ART SPORT 2 E diela sportive në platformën Art Motion nga Bundesliga gjermane do mbyllet me superpërballjen mes Leverkusenit dhe Freiburgut. Peter Bosz do kërkojë këndelljen pas rezultateve negative dhe këtë pret ta bëjë kundër Freiburgut që ka vetëm 3 fitore si mysafire këtë sezon. Bardh e zinjtë përndryshe janë duke kaluar në një formë të mirë këtë sezon dhe në 22 xhiro kanë grumbulluar 31 pikë, 6 më shumë se sezonin e kaluar. 44 ndeshje janë zhvilluar deri më tani mes dy skuadrave me Leverkusenin që ka seri më të mirë duke triumfuar në 21 ndeshje ndërsa Freiburg ka fituar në 10 raste. 13 ndeshje mes tyre kanë përfunduar në barazim. Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese: Lomb, Fosu-Menah, Bender, Tapsoba, Ëendell, Demirbay, Aranguiz, Ëirtz, Bailey, Schik, Diaby. Freiburg, 11-shja e mundshme startuese: Muller, Schmid, Lienhart, Guide, Gunter, Hofler, Santamaria, Holer, Haberer, Griffo, Petersen.