Fullhami ia shkakton Chelseat humbjen e parë pas 12 ndeshjeve NULL NULL 26.12.2024 19:14 26.12.2024 19:14 Chelsea është mposhtur në shtëpi nga Fullhami me rezultat 1-2, duke e regjistruar humbjen e parë pas 12 ndeshjeve në të gjitha garat. “Blutë” kaluan në epërsi qysh në minutën e 16-të të takimit me golin e Cole Palmer, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Vendasit tentuan në disa raste që ta krijonin epërsinë e dyfishtë, por që fundi ishte mjaft dramatik. Në minutën e 82-të, rezultati u barazua me anë të Wilsonit, ndërsa goli i rënies së Chelseat erdhi në minutën e 95-të ku Rodrigo Muniz ia dha golin e fitores Fullhamit. Me këtë humbje, Chelsea pozicionohet në vendin e dytë me 35 pikë, katër më pak se Liverpooli që është në vendin e parë dhe ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Ndërsa, Fullhami gjendet në vendin e tetë në tabelë me 28 pikë të grumbulluara.