Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ftesa greke: Pse darka e Athinës ka super rëndësi? (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 21.08.2023 20:32

Kyriakos Mitsotakis, të hënën është nikoqiri i mbrëmjes.

Kryeministri i Greqisë, thirri një takim jo-formal që është darkë pune që nis në 8 e 15 të mbrëmjes me kryeministra e presidentë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe udhëheqës të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Aty do diskutohet për çështjet që kanë të bëjnë me zgjerimin e Unionit si dhe e ardhmja evropiane e rajonit me gjashtë shtetet aspiruese që të hyjnë në BE që për momentin ka 27 vende anëtare.

Sivjet shënohet 20 vjetori i “Deklaratës së Selanikut” e miratuar në qytetin bregdetar grek më 2003, ku u dhanë zotimet e para të mëdha të zgjerimit.

Nga ajo kohë, vetëm  Sllovenia më 2004 e Kroacia më 2013, u anëtarësuan në BE.

Në darkën e Athinës, Kosovën e përfaqëson kryeministri Albin Kurti.

Ndërkaq, BE-ja prezantohet nga presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen, e kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Mysafir befasi i darkës jo formale pritet të jetë presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, që ndodhet në një turne evropian.

Sapo arriti në Athinë, Zelenski u prit së pari për një takim bilateral  në kryeministrinë helene nga shefi i qeverisë, Mitsotakis.

lajme të ngjashme