Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FSK përfundon me sukses ushtrimi fushor “Steel Wolf”,  ngritën kapacitet fizike e taktike

NULL NULL
28.06.2024 21:00
Foto nga Forca e Sigurisë së Kosovës
Foto nga Forca e Sigurisë së Kosovës

Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar Ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku në kuadër të ushtrimit janë validuar dy kompani të regjimentit.

Validimi i Kompanive është një proces që synon të siguroj që njësit ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale, përcjell Klankosova.tv.

Kështu ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Ky mision përfshin një seri veprimesh dhe procedurash që vlerësojnë dhe certifikojnë gatishmërinë dhe aftësinë e njësisë ushtarake për të kryer operacionet me mision të caktuar në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazat e ardhshme të trajnimit dhe validimit të Regjimentit në tërësi.

UF “Steel Wolf” kishte për objektivë ngritjen e kapaciteteve dhe performancës taktike dhe fizike në nivel të Kompanive, testimin e kapaciteteve të kompanive dhe validimin e tyre për të përmbushur qëllimin përfundimtar validimin e regjimentit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e territorit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.