FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Iron Mike” NULL NULL 01.04.2023 16:23 01.04.2023 16:23 Pamje nga ushtrimi fushor “Iron Mike”. Foto: Arkiv Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ushtrimi fushor “Iron Mike”, i cili kishte për qëllim vlerësimin dhe testimin e kapaciteteve të Kompanisë së Mekanizuar për të ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse në nivel togu dhe kompanie. Ushtrimin fushor, që ka kulmuar me ushtrimin final “Sulm në objektivë” që është realizuar me zjarr të drejtpërdrejt – LFX, është realizuar nga regjimenti i parë i Forcave Tokësore, raporton Klankosova.tv. Ushtrimi, sipas njoftimit të FSK-së, është vlerësuar nga Vëzhgues-Kontrollues të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së bashku me ata nga ushtria amerikane (SATMO). Ndërkaq, përfundimin e ushtrimit fushor nga afër e ka përcjell zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj dhe Atasheu Amerikan Nënkolonel Kim, oficerë e nënoficerë të FSK-së. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 6 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë