FSK-ja e ushtria shqiptare në kërkim të Florian Tabakut, përdoren edhe helikopterët (VIDEO) NULL NULL 24.10.2025 14:22 24.10.2025 14:22 Në rajonin e Gjakovës, tash e disa ditë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e Florian Tabakut nga Tropoja, person me nevoja të veçanta, i cili është raportuar i zhdukur që nga 20 tetori 2025. Operacioni po zhvillohet nga ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (ShKKSH), në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe asaj shqiptare përmes helikopterit, raporton Klankosova.tv. “Ekipet janë në terren dhe po zhvillojnë kërkime intensive për lokalizimin e tij, pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike”, kishte bërë dje po ashtu të ditur, ShKKSH në Facebook. Foto nga Klan Kosova U raportua i zhdukur prej tri ditësh, vazhdojnë kërkimet për Florian Tabakun nga Tropoja