FSK-ja e tërheq një mjet të dyshuar afër binarëve të trenit në Radostë të Rahovecit NULL NULL 12.03.2025 08:57 12.03.2025 08:57 Një mjet i dyshimtë eksploziv është gjetur dje në fshatin Radostë të Rahovecit, rreth orës 11:12. Sipas një dëshmitari, ai e ka hasur mjetin gjatë punimeve në arën e tij, pranë binarëve të trenit, transmeton Klankosova.tv. Pas raportimit, njësiti i EOD-së i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer asgjësimin e mjetit pa ndonjë incident, thuhet në raportin e policisë.