Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fshihen grafitet kërcënuese ndaj Kurtit në veri të vendit (VIDEO)

NULL NULL
04.09.2025 07:23

Në mbrëmjen mes 2 dhe 3 shtatorit, në veri të vendit u shfaqën grafite me përmbajtje të hapur kërcënuese dhe urrejtjeje kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Ajo që shkruhej në këto grafite, në shqip përkthehet: “Me të aguar, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë rast, gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku tha se grafitet u vendosen pranë konvikteve të fakultetit filozofik dhe pranë një shkolle fillore.

Sipas Boshnjaku, autorët nuk janë identifikuar ende.

Ndryshe, rastin për Klankosova.tv e pati konfirmuar edhe zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të vendit, Veton Elshani.

“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rast “kanosje”. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendosur më herët në rrjetin social Telegram”, pati thënë Elshani.

Ndërsa gazetari Boshnjaku, bëri të ditur se grafitet janë fshirë.

lajme të ngjashme