Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fshati i tmerruar: ” Minjtë hanë njëri – tjetrin dhe dalin në dritare “

NULL NULL
15.12.2017 15:55

Banorët e një fshati piktoresk të Lincolnshireit janë të tmerruar pasi një shtëpi bosh është e mbushur nga minjtë.

Pamjet shqetësuese tregojnë se brejtësit lëvizin rreth pronës në Metheringham madje dalin edhe në dritare.

Vendasit kanë frikë se mbeturinat përreth shtëpisë po tërheqin parazitë dhe ata i kanë bërë thirrje këshillit lokal që të bëjë diçka për ta zgjidhur situatën.

Një banor vendas tha: “Ka që prej kohësh ky problem. Çdo ditë shohim plot minj nga dritaret,me siguri janë me qindra. Unë mendoj se ky është një rrezik shëndetësor , për të mos përmendur rrezikun nga zjarri. Është një shqetësim i madh në fshat”.

Një tjetër fqinj, tha se shtëpia e mbushur me minj nuk po prek vetëm ata që jetojnë aty pranë.

“Fëmijët janë tmerruar,ata bërtasin nga frika kur shkojnë për në shkollë”.Është e tmerrshme. Është e tmerrshme dhe e neveritshme të mendosh se minjtë po jetojnë me ne”.

Një banor tha se kishte parë raste kur minjtë hanin njëri- tjetrin.

lajme të ngjashme