Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Frutat fatsjellëse për festat e fundvitit!

NULL NULL
25.12.2017 15:30

Frutat e rrumbullakëta si mollët, portokallët dhe hurmat, duhet të mos mungojnë në tryezën e natës së Vitit të Ri.

Në shtetin e Filipineve për të ecur viti mbarë, duhen ngrënë fruta të rrumbullakëta, forma e të cilave kujton atë të monedhave. Idealja është që të konsumohen 13 fruta, pasi ky numër mendohet se sjell fat, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa në shtete të tjera preferohet numri 12, i cili simbolizon muajt e vitit.

Mandarinat- Për Feng Shui kinez, mandarina është një prej frutave që sjell sukses dhe shkëlqim, në sajë të formës sferike që përfaqëson pafundësinë.

Për Vitin e Ri kinez, jo rastësisht mysafirëve iu dhurohen mandarina, si shenjë për mbarësi për vitin që vjen, pasi konsiderohet simbol begatie, pjellorie dhe jetëgjatësie, shkruan Noa, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme