Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Frosinone shokon Atalantan

NULL NULL
26.08.2023 20:37

Frosinone e ka shokuar Atalantan duke e mposhtur me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Harroui në minutën e 5’, teksa për golin e dytë u kujdes Monterisi, në minutën e 24’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, golin e vetëm e realizoi Duvan Zapata në minutën e 56’.

Mysafirët u munduan me disa raste të tjera të krijuara që ta barazojnë rezultatin, por pa arritur dot.

Frosinone pas fitores kalon në vendin e 10-të me tri pikë, teksa Atalanta renditet në pozitën e tetë me tri pikë. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme