Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Freskohuni me libra

NULL NULL
24.07.2015 09:40
Pushimet janë pjesë e rëndësishme e kësaj vere. Por, ato nuk mund t'i kaloni pa disa libra të mirë me vete.

Më poshtë mund t’i gjeni disa tituj që Libraria Buzuku ju propozon t’i lexoni gjatë verës, transmeton Klan Kosova.

patric
“Dora Bruder”, Patrick Modiano

“Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj, ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë. Nuk mund të mos mendoj për Dorën dhe të mos kem një jehonë të pranisë së saj në disa lagje. Një mbrëmje tjetër, kjo ishte fare pranë stacionit të Veriut.
Nuk do ta di kurrë si i kalonte ditët, ku fshihej, me kë gjendej në ata muaj dimri të arratisë së parë dhe gjatë atyre pak javëve pranverore kur është arratisur sërish. Këtu është sekreti i saj. Një sekret i vogël e i vyer që xhelatët, urdhëresat, autoritete e ashtuquajtura të pushtimit, Kaushi, kazermat, kampet, Historia, koha – gjithçka që ju ndot dhe ju shkatërron – nuk kanë mundur t’ia vjedhin kurrë.”

2
“Tregoju për betejat, mbretërit dhe elefantët”, Mathias Énard

Një ofertë joshëse do t’i bëhet Mikelanxhelo Buanarrotit nga sulltan Bajaziti i Dytë, më 1506, pikërisht në një çast ftohjeje të skulptorit gjenial me Papa Julin e Dytë.
Më shumë se një udhëtim, një aventurë dhe një sfidë, sepse brenda një perandorie, një qyteti të jashtëzakonshëm, Kostandinopojës (Stambollit), përplasen dhe bashkëjetojnë popuj, besime, kultura dhe, në veçanti, arti. Detyra e skulptorit e thjeshtë për dhuntinë që ka, por e pamundur për rrethanat, jo gjithherë dashamirëse në shërbim të njerëzimit: projektimi i urës, e cila do të lidhte dy brigje, dy kontinente, dy kohë: të kaluarën dhe të ardhmen!
Skulptori bie në një vorbull mes pushtetit dhe parasë, lavdisë dhe prapaskenave, dashurisë dhe errësirës mistike…
Përkrah Mikelanxhelos, poeti Mesihi nga Prishtina, poeti më i madh i perandorisë, sekretar i vezirit të madh, shoqërues dhe dashamirës i skulptorit, i gatshëm të mbrojë gjeniun e Europës në çdo rrethanë.
Dashuri, protokolle, komplote…
Skulptori, së fundi arrin të shpëtojë!
Falë poetit e bohemit Mesihi nga Prishtina!

3
“Shtatë vëllezër dhe shtatë motra”, Elisabeth Kaestli

Një rrëfim epik për një familje shqiptare nga Kosova dhe qëndresën e saj stoike me sfidat e jetës.
Të katërmbëdhjetë fëmijët Reka lindën në një fshat malor të Kosovës. Varfëria dhe shtypja politike i shpërndau gjithandej nëpër Zvicër e Gjermani, deri në Kanada. Sot, ata takohen në çdo verë në Kaçanik, në qytezën ku familja Reka jeton, që nga viti 1979 e ku tani jetojnë dy vëllezër Reka. Është vendi i ëndrrave i atyre që emigruan, zemra e familjes së shpërndarë nëpër botë.
Vëllezërit e motrat Reka rrëfejnë për jetën e vështirë në fshat në vitet e ’60-ta dhe për rrugët e ndryshme, herë-herë aventureske drejt botës. Rrëfimet e tyre japin një pamje të detajuar të emigracionit në trajta të vogla, diç që na shfaqet me mijëra herë në Evropë.
Falënderoj gjithë anëtarët e Familjes Reka, të cilët më kushtuan aq shumë kohë, më dhanë informata me një zemërgjerësi të pakursyes, më dhuruan aq shumë mikpritje dhe më ndihmuan me fotografi nga albumet e tyre për ta pasuruar këtë libër…

4
“Lulet e rrënimit”, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien.
Asaj nate ata do kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjetë më vonë rrëfimtari përpiqet të rikrijojë historinë e tyre, e cila duket të jetë puqur me të tijën. Çdo pikëpyetje lind të tjera, në përsëritje, sipas rrjedhës së një endjeje vegimtare në Paris, një vargani kujjtimesh që rizgjohen në kujtesë…
“Pak shkrimtarë kanë përshkruar Parisin me një dashuri aq të sqimët dhe një melankoli aq ë fuqishme, pothuaj vegulluese.” – Le Monde

5
“Mori fund Eddy Bellegueule”, Édouard Louis

“Dola menjëherë, me vrap. Arrita sa të dëgjoj nënën të thotë “Çfarë bën budalla ashtu”?
Nuk doja të rrija afër tyre, nuk pranoja ta ndaja këtë çast me ta. Isha larg tashmë, nuk i përkisja më botës së tyre tash e tutje, letra e thoshte. Shkova fushave dhe eca një pjesë të mirë të natës, freskia e Nordit, rrugët e tokës, aroma e kolzës, shumë e fortë në këtë kohë të vitit.
E gjithë nata i qe kushtuar përgatitjes së jetës sime të re larg nga këtu.”
Në të vërtetë, kryengritja kundër prindve të mi, kundër varfërisë, kundër klasës sime sociale, racizmit të saj, dhunës së saj, zakoneve të saj, ka qenë veçse e dytë. Ngaqë para se të revoltohesha kundër botës së fëmijërisë sime, është bota e fëmijërisë sime që ka ngritur krye kundër meje. Shumë shpejt kam qenë për familjen time dhe të tjerët burim turpi, e madje neverie.
Nuk kam pasur zgjedhje tjetër përveçse për të marrë arratinë. Ky libër është një përpjekje për të kuptuar.

6
“Falja e dënimit”, Patrick Modiano

“Falja e dënimit” merr, në gjirin e veprës së Patrick Modianos, një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike, Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na dhënë shumë çiltërsisht iluzionin, Modiano na shfaqet në skenë me emrin e tij të vërtetë, të shtrembërurar me këtë rast mallëngjyeshëm, duke qenë pa masë i afërt, familjar, “Patoche”, dhe duke përshkruar me larminë e saktësisë dhe dyshimeve të tij te kujtimi i një episodi të kësaj fëmijërie që e dimë tash e tutje të ketë qenë e tij, e zhvendosur nga një konvikt në një shtëpi miqsh që merren me punët e kohës së mistershme dhe me të shkuar të turbullt, duke pritur që një nënë aktore dhe një baba me veprimtari po aq të dyshimta sa e shkuara dhe lëvizjet, të gjitha të lidhura në një mënyrë a tjetër me baltakun e Pushtimit, nuk dhanë shenjë apo nuk vërtetuan për disa ditë, javë apo muaj para se për t’i besuar gjetiu dhe të tjerëve.


 

lajme të ngjashme