Fredi Beleri, kandidat për eurodeputet me partinë e kryeministrit grek NULL NULL 15.04.2024 16:29 15.04.2024 16:29 Fredi Beleri. Foto: Arkiv Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, sipas gazetës greke “I Kathimerini”. Burime për median greke bëjnë me dije se Beleri do të jetë kandidat në listën që pritet të publikohet pasditen e kësaj të hëne, 15 prill, nga partia e kryeministrit grek, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Ekathemerini shkruan se deri mëngjesin e kësaj të hëne janë caktuar 41 nga 42 kandidatët e “Demokracisë së re”, ku e vetmja çështje pezull është konfirmimi për futjen në listë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale, Pandeli Kokaveshi u dënuan nga Shkalla e Parë e GJKKO për veprën penale të shit-blerjes së votave. Beleri nuk ka mundur ta marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për të kryer betimin.