Frattesi dhe Lautaro nuk i japin shans Empolit të Ismajlit NULL NULL 30.10.2024 20:17 30.10.2024 20:17 Interi arriti një fitore të thellë ndaj Empolit, duke triumfuar me rezultat 0:3 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Carlo Castellani.” Solomon Goglichidze i qiti punë klubit të Ardian Ismajlit kur u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 31-të. Pas një pjese të parë pa gola, Davide Frattesi shënoi golin e parë për Interin në minutën e 50-të, me asistim nga Matteo Darmiani. Frattesi dyfishoi rezultatin në minutën e 67-të, pas një pasimi të Lautaro Martinezit. Ky i fundit e shënoi vetë golin e tretë në minutën e 79-të duke vulosur fitoren e Interit. Me këtë fitore, Zikaltrit arrijnë në kuotën e 21 pikëve, duke mbajtur ende vendin e dytë në tabelë.