Fraser zbulon se kishte qenë afër rolit të Supermanit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fraser zbulon se kishte qenë afër rolit të Supermanit

NULL NULL
10.02.2023 09:40

Aktori Brendan Fraser ka pohuar se nuk i ishte dhënë roli i Supermanit për shkak të “politikave të studiove’.

Fraser, i nominuar këtë vit për Oskar për rolin e tij në filmin Balena, ka thënë që kishte qenë në plan për të luajtur në filmin e 2000-tave të hershme, Superman: Flyby, nën regjinë e J.J. Abramsit.

“I gjithë shehri po bënte audicione për Supermanin,” ka thënë Fraser për Variety.

“Po testonin gjashtë a shtatë djelmosha në vitet 2002 dhe 2003. Paul Walkeri, më kujtohet që Paul Walkeri ishte para meje. Ishim si ata të dyshuarit e zakonshëm”.

“U pata zhgënjyer sepse ishte një mundësi e mrekullueshme dhe nuk u realizua. Kishte të bënte shumë me disa dallavere dhe politika të studios”.