Frank Sinatra e përçmoi hitin e tij më të madh, u shkrua nga një kroat (VIDEO) NULL NULL 16.10.2022 14:38 16.10.2022 14:38 Ai është një nga këngëtarët më të njohur të të gjitha kohërave. Hitet, baladat dhe këngët e kënduara nga Frank Sinatra janë pothuajse të pafundme. Karriera e tij zgjati 54 vjet. Ai regjistroi 59 albume dhe publikoi 297 këngë. Ndër të gjitha ato hite, ekziston edhe një që ai e përçmoi, për ta thënë më butë, “i doli fshehurazi”. Ajo që është edhe më interesante është se kënga – “Strangers in the night” e riktheu karrierën e tij në krye dhe në top lista pas 11 vitesh. Mirëpo ka një të veçantë kjo këngë, ajo është shkruar nga një autor kroat, Ivo Robiq. Ai shkroi këngën “Ajo natë vere”, dhe pasi nuk arriti të hynte me të në festivalin e Splitit, Robiq e shiti. Kënga gjeti rrugën e saj te Sinatra i madh, i cili e publikoi në albumin e tij në vitin 1966, të konvertuar në “Strangers in the night”. Përveç arritjes së numrit një në “Billboard Hot 100”, ajo u bë suksesi më komercial në karrierën e tij. Gjithashtu i siguroi atij tre çmime Grammy vitin pasues, shkruan Gloria.hr, transmeton klankosova.tv. Mirëpo, diçka të pazakontë, Sinatra , e kishte me këtë këngë. Atij nuk i pëlqente dhe hezitoi ta këndonte në repertorin e tij. Sidoqoftë, Sinatra kishte aftësinë e tij për të pikasur atë që dëshironte publiku dhe e përsëriste disa herë në daljet e tij. Frank Sinatra lindi në një familje emigrantësh italianë në Hoboken, Nju Xhersi. Në karrierën e tij të gjatë ka pasur ulje-ngritje, ka përjetuar famën më të madhe, por edhe hetimet e FBI për gjoja lidhje me mafian. Ndoshta përshkrimin më të mirë të një jete dhe karriere të tillë e ka bërë vetë këngëtari: “Gjatë gjithë karrierës sime, nëse kam bërë diçka, i kam kushtuar vëmendje çdo note dhe çdo fjale që këndoj – nëse e respektoj këngën. Nëse nuk mund t’ua përcjell këtë njerëzve që më dëgjojnë, atëherë kam dështuar”, tha ai një herë. /Klankosova.tv/