Françeska Rrustem: Miss që dëgjohet, jo veç që këqyret NULL NULL 18.01.2025 19:41 18.01.2025 19:41 E gjatë, e bukur, e vetëdijshme për bukurinë e saj dhe vetëm 20 vjeç. Kjo është Françeska Rrustem, Miss Universe Albania 2024. Në qershor të vitit që lamë pas, bukuroshja durrsake u kurorëzua si më e bukura shqiptare dhe e njëjta përfaqësoi Shqipërinë në spektaklin e Miss Universe në Meksikë. Përfaqësimi i Shqipërisë në këto gara shpesh është bërë edhe virale, por jo gjithmonë për bukurinë shqiptare, por për intervista që lanë shije jo fort të ëmbël. Sigurisht, e dini se për kë e kemi fjalën. Falë Zotit e falë saj, kjo nuk i ndodhi edhe Françeskës. Kurorën e miss-it ajo do ta mbajë deri në qershor të këtij viti. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte dhe vazhdon të jetë mjaft aktive në jetën publike. Emri i saj u lakua herë për thashetheme dhe romancë, herë për jetën luksoze e herë edhe për projektet e saj. Qindra mijëra ndjekësit e saj në rrjete sociale me gjasë e kanë kuptuar që ajo shpesh vjen në Kosovë. E Prive Klan Kosova e shfrytëzoi rastin për të biseduar gjerë e gjatë me të. Françeska flet për rrugëtimin e saj si miss, tregon çka ndodh pasi të zgjidhesh si më e bukura. Ajo deklarohet kundër operacioneve plastike, pasi është e mendimit se bukuria duhet të jetë natyrale. Kjo garë asaj ia dhe epitetin e më të bukurës, por këtë e ka marrë si kompliment vazhdimisht. Se si reagon ajo ndaj komenteve të tilla dhe se çka i duket më seksi rreth vetes, na tregon vetë ajo. E kur jemi te modelet, qofshin të Instagramit apo pasarelave, duhet ta flasim një “sekret publik”: shpesh në zhargon, a diku nëpër muhabete, dëgjon aludime se këto të fundit punojnë edhe si “eskorta” në Dubai apo edhe përtej saj. E kush më mirë se Missi mund ta komentojë këtë? Mes të qenit e bukur apo e pasur, jetës luksoze apo asaj të thjeshtë, bukuroshja ka preferenca interesante. “Nuk bëj jetë luksoze, kam ble veç një shpi”, thotë Françeska. Emrin e ka të bukur, pak ndërkombëtar, por mbiemrin e ka të veçantë. Rrustem. Jo Rrustemi. Por Rrustem. E ky emër u lakua poshtë e lartë për lidhje të mundshme me disa këngëtarë të tjerë. Beqare a në lidhje, ajo e ka një përgjigje tjetër. “Më kanë shkruar shumë. E divorcuar. Haha. Bej shaka. Jam beqare”, tha missi. Ledri i duket atraktiv, por mashkullin ideal do ta preferonte krejt tjetër. Ndoshta-ndoshta e ka gjetur atë edhe në Kosovë sepse shpesh, po goxha shpesh, po vjen këtej. Mos po vjen nuse në Kosovë, Miss Shqipëria? “Mashkulli ideal është i arrirë edhe në financa, nuk e dua fytyrë publike. Ndoshta edhe vi nuse. S’ka najçka. Po vi për punë”, deklaroi Françeska. Përveç bukurisë, Missi duhet të ketë edhe linja perfekte trupore. Madje, në pasarela shpesh ato lënë pak për imagjinatë duke treguar ato që nëna natyrë, a me raste edhe doktori, iu ka falë. Fotoshooting i ka qejf sepse kamera e do atë. Por, a do të pozonte para kamerës krejtësisht e zhveshur? “Po. Kisha pozu nudo në fotosesion. Ama si kisha postu. I kisha bo dy fotosesions: një 20 vjeçe, një 90 edhe me krahasu veten”, tha bukuroshja. E modelet që e kanë mbajt të njëjtë kurorë, gjatë karrierës kanë marrë rrugë të ndryshme. Disa janë zhdukë nga jeta publike, disa janë bërë moderatore, aktore e shumëçka tjetër. Edhe Françeska e ka një plan. “Me iu fut muzikës”, thotë ajo. Për në fund, Missi e ka një mesazh për të gjitha çikat e reja që duan me ia mësy kësaj rruge. E me këtë mesazh, ne ju përshëndesim me një puthje që shumë prej jush e kanë në imagjinatë.