Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Francë: Bastiset selia qëndrore e gjigantit Google

NULL NULL
24.05.2016 18:36
Sipas raportimeve të mediave të huaja thuhet se kjo bastisje në kompaninë Google, u bë si pjesë e një hetimi të kryer për mashtrime tatimore

Zyrtarët e financave franceze kanë bastisur zyrat e Google, kompani kjo gjigante amerikane e internetit.

Sipas raportimeve të mediave të huaja thuhet se kjo bastisje u bë si pjesë e një hetimi të kryer për mashtrime tatimore, njofton Klan Kosova.

Bëhet e ditur që rreth 100 zyrtarë të taksave hynë në zyrat e Google, në Paris në mëngjesin e hershëm.

Ndërkohë burimet policore konfirmuan bastisjet megjithatë gjiganti Google, menjëherë doli me një deklaratë.

‘’Në përputhje me ligjin francez dhe në bashkëunim të plotë ne do të iu përgjigjemi të gjitha pyetjeve të tyre’’.

Kompania Google, është akuzuar për mospagim të taksave me vlerë prej 1.6miliardë Euro, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme