Franca sulmon ISIS-in NULL NULL 15.11.2015 22:14 15.11.2015 22:14 Ministria franceze e mbrojtjes la lajmëruar se ushtria franceze ka sulmuar disa bastione të ISIS. Franca ka ndërmarrë sulme ajrore kundër Shtetit Islamik ISIS. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Francë, sulmet janë kryer në disa bastione të ISIS-it, njofton Klan Kosova. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lajmëruar të shtunën se do t’i intensifikojnë sulmet ajrore kundër terroristëve në Siri, duke mbështetur kështu sulmet që do të ndërmerren nga Franca. Nga ministria e mbrojtjes franceze behet e ditur se 20 bomba janë lëshuar duke shkatërruar një qendër shumë të rëndësishme të forcave terroriste, në të cilën stërviteshin rekrutët xhihadistë dhe ushtronin forcat ushtarake të ISIS. Franca godet nga ajri Shtetin Islamik dy ditë pas terronit në Paris, sulme për të cilat mori përgjegjësinë ISIS-i, ndërsa presidenti francez Francois Hollande, e cilësoi si një “akt lufte”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025