Franca shënon mesatarisht mbi 200 mijë raste të reja me COVID-19 në ditë NULL NULL 06.01.2022 21:57 06.01.2022 21:57 Franca raportoi 261 mijë e 481 infeksione të reja me koronavirus të enjten, më pak se rekordi prej më shumë se 332 mijë, i shënuar të mërkurën. Mirëpo, mesatarja e lëvizshme shtatëditore e rasteve të reja u rrit mbi 200 mijë, për herë të parë që nga fillimi i krizës shëndetësore. Me shpërndarjen e Omicronit, para Krishtlindjes, mesatarja u rrit në mbi 100 mijë në ditët e fundit të dhjetorit. Tani është dyfishuar në 206 mijë e 91 të enjten, niveli më i lartë i të gjitha kohërave. Derisa numri i përgjithshëm i rasteve të shënuara që nga fillimi i pandemisë tani është afro 11.2 milionë, shkruan Yahoo, transmeton Klankosova.tv. Numri i njerëzve në kujdesin intensiv me COVID-19 vazhdoi rritjen, praktikisht të pandërprerë që nga fillimi i nëntorit dhe u rrit në 3 mijë e 759. Ministria e Shëndetësisë raportoi gjithashtu 204 vdekje të reja, duke e çuar numrin total të vdekjeve nga COVID-19 në mbi 125 mijë.