Franca përballet me ditën e dhjetë të protestave dhe grevave NULL NULL 28.03.2023 09:24 28.03.2023 09:24 Euronews Franca është duke u përgatitur edhe për një ditë tjetër të grevave dhe protestave kundër presidentit francez Emmanuel Macron, pasi e ka miratuar një ligj për ndryshimin e moshës së pensionimit. Sot është dita e dhjetë e mobilizimit të sindikatave, të cilat nga mesi i janarit nisën protesta kundër ligjit, që përfshin rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64-vjeç. Rrugët e Parisit patën përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Një vizitë shtetërore në Francë nga Mbreti Charles III i Britanisë, e cila duhej të fillonte të dielën, u shty për shkak të trazirave. Dje, punonjësit në muzeun e Luvrit në Paris bllokuan hyrjet dhe zhvilluan demonstrata paqësore jashtë piramidës së xhamit. Kritikët e akuzojnë Macron se ka qeverisur efektivisht me dekret ligjin në fjalë, duke e krahasuar atë me mbretërit e lashtë të Francës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025