Franca në fushë kundër Izraelit, “mendjën” te Belgjikë – Itali NULL NULL 14.11.2024 19:29 14.11.2024 19:29 Franca e pret sonte kombëtaren e Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve. Megjithatë edhe nëse fiton, i duhet që Blegjika në ndeshjen tjetër ta ndal Italinë, në mënyrë që “Gjelat” ta rrëmbejnë pozitën e parë në Grupin 2, njofton Klankosova.tv. Por pavarësisht rezultateve të sotme, xhiro e ardhshme është rezervuar për “finalen” ndërmjet dy skuadrave pretendente. Në “Stadio Giuseppe Meazza – San Siro”, italianët do të jenë të dielen e 17 nëntorit, nikoqirë e francezëve. Ndeshja e sotme ndërmjet Francës dhe Izraelit, nis në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në platformën kryesore shqiptare, Art Motion (kanali Sport 3).