Franca fiton jo edhe aq bindshëm ndaj Luksemburgut NULL NULL 05.06.2024 23:17 05.06.2024 23:17 Franca e ka fituar përballjen miqësore ndaj Luksemburgut me rezultat 3:0. Dy herë kampionët e botës kaluan fillimisht në avantazh përmes Randall Kolo Muanit në minutën e 43-të. Ndërkaq, Jonathan Clauss realizoi për 2:0 në minutën e70-të. Për të dy golat asistoi asi i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe, i cili u përkujdes për golin e tretë dhe të fundit në minutën e 85-të.