Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Franca e prerë, do zbatim të marrëveshjeve para takimit të ardhshëm të palëve në Bruksel

NULL NULL
21.11.2023 17:58

Ambasada e Francës në Kosovë, ka lëshuar një deklaratë, në të cilën jep detaje për vizitën në Prishtinë, të emisarit special të saj, për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

Si rezultat i kësaj vizite, Franca sipas kumtesës, dëshiron të shohë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit përpara takimeve të ardhshme politike të nivelit të lartë në Bruksel, transmeton klankosova.tv.

”Emërimi i René Troccaz si i dërguar i posaçëm francez për Ballkanin Perëndimor është një shenjë e qartë e interesimit të Francës për rajonin, në kontekstin e një shtytje të re drejt zgjerimit të BE-së”.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ai u takua me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi, si dhe me liderët e partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga të gjitha komunitetet, transmeton klankosova.tv.

‘’Gjatë këtyre takimeve, René Troccaz nënvizoi angazhimin e Francës ndaj zgjerimit të BE-së në rajon dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja’’.

Ai gjithashtu u takua me përfaqësues ndërkombëtarë, duke përfshirë Përfaqësuesin Special dhe shefin e UNMIK-ut, komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.