Fotosesioni që tregon se çdo grua është e bukur NULL NULL 15.04.2016 17:00 15.04.2016 17:00 Aritstja Sara Melott në rininë e saj ka qenë një valltare por për shkak të lëndimeve u detyrua të largohet nga ky profesion. Por, ajo gjeti një mënyrë tjetër të artit për tu ndier e plotësuar, transmeton Klan Kosova. Ajo filloi që t’i fotografojë gratë për të treguar se të gjitha janë të bukura, por në atë kohë Melott nuk ishte e vetëdijshme që ky do të ishte profesioni i saj i jetës. “Tani udhëtoj në të gjithë botës duke i fotografuar dhe intervistuar gratë që i takojë dhe mund të them se secila prej tyre është e bukur”. Melott këtë udhëtim të saj e ka titulluar “Në kërkim të bukurisë” dhe në projektin e saj ka shumë gra nga kultura të ndryshme. Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi të bëra nga Melott.