Fotografitë moderne që hedhin dritë mbi veprat e mjeshtërve të vjetër NULL NULL 23.08.2018 18:08 23.08.2018 18:08 Veprat e piktorëve të vjetër mund të mos tërheqin vëmendje si më parë dhe mund të konsiderohen si diçka që i takojnë periudhës së vjetër. Mirëpo jo të gjithë e kanë të njëjtin mendim. Disa fotografi të publikuara nga The Guardian tregojnë që me apo pa dashje ato ju përngjajnë disa veprave të mjeshtërve të pikturës, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja e njohur amerikane Beyonce paraqitet me foshnjat e saj dhe kjo fotografi ka tërhequr vëmendjen e disa njohësve të mirë artit, pasi që e kanë krahasuar atë me veprën e njohur “Madona e shegës” e cila ishte pikturuar nga piktori italian, Botticelli, në kohën e Rilindjes. Fotografia ku shihet zonja e parë e shtetit amerikan, Melania Trump, duke ia dorëzuar një dhuratë paraardhëses së saj, Michelle Obama, është krahasuar me veprën e italianes së famshme, Christine de Pizan. Një fotografi interesante e këngëtarit të njohur britanik, Harry Styles, ka shumë ngjashmëri me auto-portretin e famshëm të punuar nga Egon Schiele. Më poshtë janë të renditura disa fotografi tjera të personaliteteve të njohura që ngjajnë me pikturat e artistëve të mëdhenj. klankosova.tv