Fotografi që nxisin njerëzit të flasin për depresionin NULL NULL 30.03.2016 16:30 30.03.2016 16:30 Fotografi Edward Honaker e ka realizuar një fotosesion të vetes duke dashur të portretizojë eksperiencën e tij me depresionin dhe ankthin. Shumë persona do të zgjedhnin që ta fshihnin këtë gjë, por Honaker i ka realizuar këto fotografi duke dashur që të flas me anë të tyre për sëmundjen e tij, transmeton Klan Kosova. “Sëmundjet mendore janë tema shumë tabu në shoqëri. Nëse ndonjëherë flet për këtë gjë, njerëzit heshtin dhe tentojnë të të tregojnë se ky nuk është problem i vërtetë. Kur unë isha në kohën më të vështirë të depresionit gjëja më e lehtë që njerëzit do të bënin për mua do ishte të më dëgjonin – jo gjykonin, jo të tentonin të gjenin zgjidhje thjeshtë të më dëgjonin”. “Po shpresoj që këto fotografi do u ndihmojnë për të folur për sëmundjet mendore. Çdo kush është i ndikuar nga kjo sëmundje në njërën apo mënyrën tejtër dhe injorimi nuk i bënë gjërat më mirë”. Më poshtë mund t’i shikoni këto fotografi: