Foshnja me sindromën Down, fytyrë e markës së ushqimit për fëmijë NULL NULL 08.02.2018 17:57 08.02.2018 17:57 Një foshnje 18 muajshe me sindromën Down, është bërë fytyra e markës amerikane të ushqimit për fëmijë “Gerber”, transmeton Klan Kosova. Lucas Warren nga Gjeorgjia është fëmija i parë me sindromën Down që quhet “foshnja e Gerberit”. Imazhi i tij do të përdoret për të tregtuar dhe për të përfaqësuar markën. Nga kompania “Gerber” thonë se përzgjedhja e tyre mund të ndihmojë në pranimin social të personave me aftësi të kufizuara. https://www.instagram.com/p/Be5djURhrDV/?utm_source=ig_embed