Forumi Ekonomik në Greqi, Rama takohet me Kurtin NULL NULL 29.04.2023 10:08 29.04.2023 10:08 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, gjatë Forumit Ekonomik te Delphit, që u mbajtë te premten në Athinë të Greqisë. Kjo u bë e ditur nga Rama, i cili ndau disa foto nga forumi në rrjetet sociale, teksa shihet se është takuar edhe me liderët e tjerë të Ballkanit, si kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitostakis, presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, transmeton Klankosova.tv. I pranishëm në këtë forum ishte edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili mes tjerash potencoi rëndësinë e ujdisë së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS