Formacioni i PDK-së – Xhaka garon me numrin 34 NULL NULL 08.12.2024 20:35 08.12.2024 20:35 Ragip Xhaka Babai i dy futbollistëve shqiptarë, Granitit e Taulantit, Ragip Xhaka, për herë të parë do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai mendon se nga pozita e deputetit do të jetë urë lidhëse mes Zvicrës dhe Kosovës në politikë dhe sport, raporton Klan Kosova. Granit Xhaka është parë së fundi në një takim me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën, por Ragipi thotë se Graniti do të qëndroj larg politikës. Ndryshe, Ragip Xhaka ka disa vite që është kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Zvicër. Xhaka do të kandidojë me numrin 34, e arsyen e ka shumë të fortë se pse e ka zgjedhur. Këtë dhe më shumë zbuloni nga kronika e mëposhtme e lajmeve të Klan Kosova: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025