Formacionet zyrtare Athletic Bilbao – Mallorca: Muriqi starton nga minuta e parë NULL NULL 06.04.2024 21:08 06.04.2024 21:08 Sonte me fillim nga ora 22:00 luhet finalja e madhe e këtij edicioni në Kupën e Mbretit në Spanjë mes Athletic Bilbao dhe Mallorcas. Pak para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja ekipeve. Tek Mallorca sulmin do ta udhëheq sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili po kalon në një formë mjaft të mirë këtë sezon në La Liga, teksa ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë deri më tani. Formacionet zyrtare: Athletic Bilbao: Agirrezabala, Yuri, Paredes, Vivian, De Marcos, Prados, Galarreta, N.Williams, O.Sancet, I.Williams, Guruzeta. Mallorca: Greif, Lato, Copete, Muriqi, S.Darder, Samu, Dani Rodriguez, Larin, G.Gonzalez, A.Raillo, Valjent. Për të siguruar kalimin në finale Athletic Bilbao e mposhti Atletico Madridin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-0 pas dy ndeshjeve. Ndërsa, Mallorca në gjysmëfinale u ndesh me Real Sociedadin, të cilët arritën t’i eliminojnë vetëm pas ekzekutimit të penalltive.