Ford rritë sigurinë në makinë NULL NULL 24.02.2016 15:28 24.02.2016 15:28 Kompania ka instaluar kamera në pjesën e përparme të makinës, duke i mundësuar drejtuesit pamje prej 180 gradësh. Kompania e fuqishme për prodhimin e makinave, Ford, ka shpikur një sistem kamerash, që i lejon shoferit të shohë edhe në kënde tek të cilat shikimi pengohet nga objekte të ndryshme. Kamera është e vendosur në grilën e radiatorit dhe ofron pamje 180 gradë. Sistemi quhet “Front Split View Camera” dhe është i integruar në dy modelet e reja S-Max dhe Galaxy.