Ford kërkon kthimin e 1.4 milionë veturave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ford kërkon kthimin e 1.4 milionë veturave

NULL NULL
14/03/2018

Nën presionin e rregullatorit Amerikan, Ford ka kërkuar kthimin nga përdorimi të rreth 1.4 milionë vetura të madhësisë së mesme në Amerikën Veriore, kjo ngaqë timoni mund të shkëputet nga aksi mbajtës dhe si pasojë ngasësit mund të humbasin drejtimin e veturës.

Këtu përfshihen veturat Ford Fusion dhe Lincoln MKZ, modelet e prodhuara nga viti 2014 deri në 2018.
Nga Ford kane thënë se bulonat e timonit mund të lirohen me kohë. Kjo kompani ka bërë të ditur se janë në dijeni për dy aksidente dhe një lëndim, të shkaktuara nga ky problem.

Përfaqësitë do të zëvendësojnë bulonat me disa më të gjatë që kanë fije më agresive si dhe një pjesë të najlonit në mënyrë që të parandalojnë lirimin e tyre.

Pronarët e veturave do të njoftohen përmes e-mail duke filluar nga muaji prill, në mënyrë që të bëjnë këtë ndërrim.

Vetëm në Amerikë është kërkuar kthimi i 1.3 milionë veturave, pa e llogaritur këtu Kanadanë dhe Meksikën.