Forcat izraelite ndalojnë dy fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor NULL NULL 23.02.2024 09:20 23.02.2024 09:20 Foto nga arkiva. Bregu Perendimor Dy fëmijë palestinezë 10-vjeçarë në Bregun Perëndimor janë arrestuar nga forcat izraelite. Banorët kanë bërë të ditur se fëmijët po luanin kur forcat izraelite i akuzuan se kishin hedhur gurë në rrugën kryesore, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. Fëmijët, të shoqëruar nga të afërmit e tyre, u mbajtën për orë të tëra para se të liroheshin.