Forcat izraelite kanë vrarë katër palestinezë sot në Bregun Perëndimor NULL NULL 04.12.2023 19:30 04.12.2023 19:30 Foto nga arkiva: Bregu Perëndimor Forcat izraelite kanë vrarë katër persona sot në Bregun Perëndimor. Një 23-vjeçar, u vra në qytetin Sa’ir, afër Hebronit në Bregun Perëndimor verior, ka thënë Ministria e Shëndetësisë. Tjetri palestinez u vra në kampin e refugjatëve Qalandiya dhe dy të tjerët në Qalqiliya, shtoi ajo. Kjo e ka rritur numrin e të vdekurve në 258 që nga 7 tetori, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. Më parë, ushtarët bastisën kampin e refugjatëve Kufr Aqab dhe Qalandiya në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke plagosur 44 palestinezë, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. 26 persona u plagosën me fishekë të vërtetë, pesë u plagosën me plumba gome, tetë u trajtuan për thithjen e gazit lotsjellës, një person ka mbetur i plagosur me predha, ndërsa katër persona janë rrahur.